presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Deklaratë e Këshilltarit për Media dhe Zëdhënësit të Presidentit Sejdiu, z. Xhavit Beqiri

Pas interpretimeve të pasakta dhe dashakëqija që i janë bërë një deklarate të Presidentit të Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, lidhur me fjalët për një vizitë të përfaqësuesve të Këshillit të Sigurimit në Kosovë, e çmojmë të nevojshme që për opinion të japim këtë sqarim:

Presidenti Sejdiu, gjatë qëndrimit të fundit në Nju-Jork, një a dy përfaqësueve të vendeve të KS-së u ka thënë se janë të mirëseardhur në Kosovë për të parë progresin e bërë dhe për t’u bindur se Kosova është e gatshme për pavarësi.Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, pas takimi të djeshëm me Qeverinë e Kosovës, Presidenti Sejdiu nuk ka thënë asgjë tjetër, përveçqë ka përsëritur gatishmërinë e tij dhe të institucioneve të Kosovës për t’i pritur të gjithë ata që duan të njoftohen për gjendjen në Kosovë. Por, kjo s’do të thotë kurrsesi se ai e ka përkrahur qëndrimin rus, sikundër asnjë veprim tjetër që synon zvarritjen e procesit të shtetësisë së Kosovës. Interpretimet skandaloze të gazetës “Infopress” janë qëllimkëqija dhe të ulta, ndërsa sulmet ndaj personalitetit të Presidentit Sejdiu janë shpifje dhe larg çdo etike gazetareske. Ato, po ashtu, lënë për të kuptuar se janë bërë me prapavijë të qartë politike.  

This site is registered on wpml.org as a development site.