Presidentja Jahjaga priti ambasadorin e Australisë, jo rezident në Kosovë, z. David Stuart

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Australisë jo rezident në Republikën e Kosovës, z. David Stuart, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga në takim me ambasadorin Stuart, theksoi se ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për Kosovën pasi që është përmbyllur procesi i mbikëqyrjes së pavarësisë,  perspektiva evropiane e Kosovës është bërë më e qartë  dhe janë ndërmarrë hapa konkret që do të mundësojnë  fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BE-së.
 
Presidentja Jahjaga tha se Kosova vazhdon të jetë promovuese e paqes dhe stabilitetit në rajon përmes marrëdhënieve shumë të mira fqinjësore me të gjitha vendet. Ajo theksoi se edhe me Serbinë ka filluar procesi i normalizimit të marrëdhënieve përmes procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe me mbështetje të fuqishme të SHBA-ve.
 
Ndërsa ambasadori i Australisë jo rezident në Republikën e Kosovës z. David Stuart, thekoi mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë së vendit të tij për Kosovën si në fushën e njohjeve ndërkombëtare ashtu edhe për procesin e integrimit euroatlantik dhe proceset e tjera nëpër të cilat po kalon Kosova. 

Agjenda