Njoftim për media
Njoftohen mediat e shkruara dhe ato elektronike se Zyra për Informim Publik e Presidentit të Kosovës, për hir të mbarëvajtjes të punës dhe krijimit të një rendi dhe kushteve sa më të mira për punë të përfaqësuesve të mediave, me rastin e përcjelljes të aktiviteteve të Presidentit, bën akreditimin e përfaqësuesve tuaj.
Këshilloheni që të aplikoni për kartelën akredituese në Zyrën për Informim Publik të Presidentit.
Aplikimi bëhet çdo ditë pune nga ora 09-16.
PROCEDURA E APLIKIMIT
Këshilloheni që të aplikoni për kartelën akredituese online ose në Zyrën për Informim Publik të Presidentit.
Mediat e shkruara (gazetat), mund të akreditojnë deri në tre përfaqësues dy gazetar dhe një fotoreporter, ndërsa ato elektronike deri në pesë përfaqësues.













