DEPARTAMENTI I INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMIT ME PUBLIKUN

Departamenti i informacionit dhe komunikimit me publikun është  njësi  e rëndësishme organizative në kuadër të Zyrës së Presidentit të Kosovës. Ai ka për qëllim të njoftojë opinionin publik  dhe mediat me veprimtarinë  zyrtare të Presidentit të Kosovës, të mbajë kontakte të rregullta me mediat, të akreditojë përfaqësuesit e tyre, si dhe të informojë Presidentin me qëndrimet e opinionit publik dhe medias lidhur me punën e Presidentit.

Këto qëllime arrihen përmes komunikimit të rregullt e transparent  me mediat, analizës dhe monitorimit, si dhe publikimeve.

Ky departament bashkëpunon ngushtë me Kabinetin e Presidentit në çështjet e informimit, si dhe është përgjegjës për paraqitjen e aktivitetit të Presidentit nëpërmjet faqes së internetit.

KONTAKT
Safet Zejnullahu
Drejtor i Departamentit të informacionit dhe komunikimit me publikun


Telefon: + 381 38 211 971
Centrix: 200-12-027
Zyra: C- 405- A
Email: safet.zejnullahu@president-ksgov.net

Agjenda