Akreditimi i mediave

Të nderuar kryeredaktorë të mediave dhe përgjegjës të zyrave të korrespondentëve,

Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun i Zyrës të Presidentit së Republikës së Kosovës do të bëjë akreditimin e përfaqësuesve të mediave që përcjellin aktivitetet e Presidentit të vendit për vitin 2017.

Akreditimi përfshin periudhën e ardhshme njëvjeçare dhe bëhet me qëllim të bashkëpunimit sa më të mirë me media dhe krijimit të kushteve sa më të mira për punën e gazetarëve që përcjellin aktivitetet e Presidentit të vendit.

Informatë shtesë:

  • Gazetat dhe agjencitë e lajmeve mund t’i akreditojnë nga tre gazetarë dhe dy fotoreporterë;
  • Televizionet nga tre gazetarë dhe dy xhirues;
  • Radiot nga dy gazetarë;
  • Portalet e lajmeve dy gazetarë dhe një fotoreporter/kameraman;
  • Zyrat e korrespondencës të medieve të huaja: mund të akreditojnë nga dy gazetarë (për televizionet edhe xhiruesin);
  • Aplikimet e mediave të huaja, do të vlerësohen varësisht nga kërkesat e tyre.

 
Aplikimi

Kërkesa për akreditim duhet të ketë logon e medias përkatëse dhe të dërgohet në formë elektronike ose të dorëzohet në Departamentin e Informacionit dhe Komunikimit me Publikun në ZPRK. Kërkesa duhet të jetë e vulosur dhe të ketë nënshkrimin e përgjegjësit të redaksisë.

Kërkesa duhet të përmbajë: 
1. Emrin dhe logon e redaksisë,
2. Numrin e telefonit, faksit dhe e-mailin e redaksisë,
3. Emrin e mbiemrin e personave që aplikojnë për akreditim (gazetar, fotoreporter, kameraman...)
4. Numrin personal të ID-së (dokumentit identifikues) të aplikuesit,  
5. Adresën e plotë të banimit të tyre, dhe
6. Numrin e telefonit kontaktues dhe e-mail adresën.
7. Një fotografi (formatit jpg, jpeg)  

Afati për aplikim:
Deri më 15 janar 2017
Me rastin e tërheqjes së kartelës së akreditimit, përfaqësuesi i medias duhet të ketë me vete një dokument identifikues me foto dhe kartelën e medias së cilës i takon.
Tërheqja e kartelës së akreditimit mund të bëhet çdo ditë pune nga ora 09:00 - 15:00, në Departamentin e Informacionit dhe Komunikimit me Publikun të Zyrës së  Presidentit të Republikës së Kosovës. Do të njoftoheni paraprakisht kur kartelat të jenë gati.
Zyra: C-405 A

Kontakti:
[email protected], tel: 038 200 12 049
 

Agjenda

KOSOVO IN UNESCO