KËSHILLI KOMBËTAR PËR TË MBIJETUARIT E DHUNËS SEKSUALE GJATË LUFTËS

Këshilli

Presidentja e Republikës së Kosovës, Zonja Atifete Jahjaga, ka dekretuar themelimin e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës me 05 mars 2014. Këshilli është mekanizëm koordinues nën udhëheqjen e Presidentes së Republikës së Kosovës. Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, Këshilli ka për qëllim bashkërendimin e punës dhe aktiviteteve të institucioneve dhe shoqërisë civile, në kuadër të fushëveprimit të tyre, për trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

Funksionet e Këshillit:

  • Koordinimi i aktiviteteve për statusin dhe çështjet e tjera të  mbijetuarëve të dhunës seksuale gjatë luftës;
  • Identifikimi dhe koordinimi i aktiviteteve në përkrahje të të mbijetuarëve të dhunës seksuale gjatë luftës;
  • Përcaktimi i prioriteteve dhe politikave për zbatimin e agjendës legjislative në përkrahje të  mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës;
  • Koordinimi i punës dhe aktiviteteve të institucioneve përgjegjëse në forcimin e mekanizmave ekzistues për përkrahje të të mbijetuarëve të dhunës seksuale gjatë luftës;
  • Rritja e vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës;


Rregullat e Procedurës për Këshillin Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës.


Kontakt
Tel: + 381 38 213 564
E-mail: [email protected]
 

Agjenda

KOSOVO IN UNESCO