Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga, ka themeluar Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit (në tekstin e mëtejmë Këshilli) më 14 shkurt 2012. Këshilli në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjet në fuqi ka për qëllim bashkërendimin e punës dhe aktiviteteve të institucioneve e agjencive, në kuadër të kompetencave dhe të fushëveprimit  të tyre, për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. 

Funksionet e Këshillit:

  • Të koordinoj aktivitetet në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.
  • Të identifikojë dhe të koordinoj aktivitetet në përkrahje të zbatimit të strategjisë kombëtare në luftimin e korrupsionit.
  • Të përcaktoj prioritetet dhe politikat për zbatimin e agjendës legjislative në ngritjen e efektivitetit në luftën kundër korrupsion.
  • Të koordinoj punën e aktivitetet e institucioneve përgjegjëse në forcimin e mekanizmave ekzistues për luftimin e korrupsionit.
  • Të rrisë vetëdijen e shoqërisë për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit 


Linqet


Agjenda

KOSOVO IN UNESCO