Agjenda ditore

E shtunë, 14 janar 2017

Ju njoftojmë se nesër (14 janar 2017, e shtunë), në orën 10:45, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, ku do të bëhet edhe zbulimi i shtatores së ish-ambasadorit William Walker.

Ndërsa, në orën 12:45, presidenti Thaçi do të marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së dëshmorit Ismail Luma në shkollën “Ismail Luma” në Lipjan.

Për të gjitha ekipet e gazetarëve që duan t’i mbulojnë këto dy ngjarje, transporti bëhet në mënyrë të organizuar nga Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun.

Nisja bëhet në orën 09:45, nga parkingu i Kuvendit të Kosovës.
 

previous

1-1 Nga 1

next
Agjenda

KOSOVO IN UNESCO